INFORMACION LIDHUR ME SHFRYTËZIMIN E PROGRAMIT TË BASHKIMIT EVROPIAN ,,EVROPA KREATIVE”

,,Evropa kreative “ (Кulturë dhe Media) Program i Bashkimit Evropian për sektorët e kulturës dhe sektorët kreativë, që mbulon periudhën programore 2014-2020, ofron mundësi për financim të projekteve nga lëmia e kulturës dhe industrisë kreative, me ç’rast janë të rëndësishme edhe për pushtetet lokale në Republikën e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë me firmosjen e Marrëveshjes midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, 22 korrik, 2014, në Bruksel, e zyrtarizoi pjesëmarrjen në këtë Program të Bashkimit Evropian që u miratua nga Këshilli i BE-së më 11 dhjetor, 2013. Me këtë, Republikës së Maqedonisë i janë të arritshme mjetet nga fondi i përgjithshëm i këtij programi shtatëvjeçar në vlerë prej 1.46 miliard ЕUR, ndërsa i ndarë për dy nën-programet dhe atë:

1.       Programi ,,Evropa kreative-kultura” lidhur me projektin nga lëmia e kulturës, në vlerë prej 438.8 milion ЕUR

2.       Programi ,,Evropa kreative -Меdiapër projektet nga lëmia e mediave, në vlerë prej 804.5 milion ЕUR

Krahas dy nën-programeve ka edhe komponentë për Programet ndër-sektoriale,  që është në vlerë prej 121 milion EUR, do të ketë fond të grantit për biznese të vogla nga lëmia e kulturës dhe industrisë kreative. Nga fondi në fjalë, që do të hapet nga viti 2016, do të ndahen mjete financiare për pilot projektet për urëzimin e sektorëve të ndryshëm për kulturë dhe sektorëve kreativë. Me komponentën në fjalë planifikohet të mbulohen aktivitetet në vijim të cilat gërshetohen me dy nën-programet tjera. Kjo bëhet përmes këtyre funksioneve: Vendosja e fondit të grantit për sektorin kulturor dhe atë kreativ; Promovimi i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe Përkrahja e rrjetit të Tryezave Kreative Evropiane (të cilat formohen në institucionet kompetente në vendet pjesëmarrëse në Programin në fjalë).

* Në përqindje, 56% i takojnë programit MEDIA, 31% programit KULTURË dhe 13% programeve ndër-sektoriale

Në përgjithësi, nga Programi ,,Evropa Kreative” mund të financohen projekte dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me:

·         Zhvillimin e Filmit Evropian, programe të TV dhe lojëra

·         Distribuimi dhe promovimi i Filmave Evropianë, festivalet, rrjetet kinematografike dhe platforma

·         Trajnim për profesionistë dhe artistë nga sektori i kulturës dhe ai kreativ

·         Përkthimi i literaturës

·         Bashkëpunimi ndërkufitar

 

 

 

Programi ,,Evropa kreative” është i hapur për organizatat kulturore dhe kreative nga vendet anëtare të BE-së, si dhe vendet e Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Кush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë individë dhe organizata nga lëmia e kulturës dhe industrisë kreative, ndërsa mundësitë mund t’i kontrollojnë edhe në këto faqe interneti:

- mundësitë për sektorin e kulturës:

http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/opportunities/culture-support/index_en.htm

- mundësitë për sektorin e shërbimeve audio-vizuale:

http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/opportunities/audiovisual-support/index_en.htm

- programe ndër-sektoriale në:

 http://eacea.ec.europa.eu/index_en.php

në kuadër të Programit ,,Evropa kreative” janë vendosur edhe ÇMIMI dhe atë:

- Filmi më i mirë evropian

- Talentë të ri në pop, rok dhe muzikë vallëzimi

- Shembuj të veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

- Përkryerja e arkitekturës evropiane

- Autorët e ri për fiksion në Evropë.

Programi ,,Evropa kreative – KULTURA’’

Me këtë Program mundësohet bashkëpunimi ndërmjet organizatave nga fushat e sektorëve kulturorë dhe kreativë mes shteteve, projekte për përkthime letrare, rrjete dhe platforma evropiane. Subjektet që mund të marrin pjesë në këtë program janë qendrat hulumtuese, pushtetet kombëtare, lokale dhe rajonale, organizata private, federacione, administrata, shtete, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, universitete, shoqata.

Me projektet për bashkëpunim ndërmjet organizatave nga fusha e kulturës dhe sektorëve kreativë mes shteteve hapet mundësia për 2.500 artistë dhe profesionistë të kulturës që të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë jashtë kufijve. Me këtë u mundësohet mbledhja e përvojave dhe njohurive të reja si edhe shkëmbimi i të njëjtave ndërmjet kufijve. Përkrahje do të mundësojë për 80 filma evropiane dhe 2000 kinema.

Rrjetëzimi dhe platformat – mundësohet përkrahja e rrjeteve nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve të punëtorëve kulturorë, anëtarë të këtyre rrjeteve, që të bashkëpunojnë edhe në nivel ndërshtetëror. Ndërsa pjesëmarrësve të platformave të ndryshme kulturore u mundësohet zhvillimi i talenteve të tyre dhe njëkohësisht stimulimi i zhvillimit të Programeve evropiane me përfshirje më të gjerë të aktiviteteve kulturore dhe artistike. 

Letërsia – hapen grante për përkthimin e më shumë se 4.500 veprave letrare. Dashamirësit e librit do të kenë mundësi të kënaqen duke lexuar vepra letrare të vendeve të tjera, por në gjuhën e tyre amtare.

Në Republikën e Maqedonisë institucion kompetent është Ministria e kulturës, www.kultura.gov.mk, kurse në Bruksel është Agjencia ekzekutive e arsimit, veprimtarisë audio-vizuale dhe kulturës ACEA), http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/. Në këtë faqe interneti mund të gjenden informacione për mënyrën e aplikimit si edhe detaje rreth mundësive për aplikim që jep ky program.

Programi ,,Evropa kreative MEDIA’’

Me këtë program u mundësohet sektorit audio-vizual dhe multi-mediatik që të aplikojë për:

·         Iniciativa, qëllimi i të cilave është promovimi i distribuimit të punëve dhe qasja e tregjeve

·         Iniciativa për zhvillim të projekteve ose grup projektesh

·         Përkrahja e produksionit të programeve televizive dhe video lojërat

·         Aktivitete për zmadhimin e interesit lidhur me përmirësimin e qasjes së punëve audio-vizuale

·         Aktivitete që promovojnë interesa në industrinë e filmit, animacioneve dhe filmave dokumentarë për shfaqje në kinema, kinematografi dhe festivale të filmave. Mbi 80 festivale të filmave evropiane në një vit mund të përkrahen me këtë fond.

·         Masa që nxisin ko-produksione ndërkombëtare dhe fuqizim të lidhjeve dhe distribuimi i punëve. Mundësi për distribuim të 800 filmave evropiane jashtë kufijve kombëtare.

·         Aktivitete për përforcimin e aftësive dhe kapaciteteve të punëtorëve profesionalë nga sektori audio-vizual. Mundësi për mijëra profesionistë që të marrin pjesë në trajnime dhe punëtori. 

Subjektet që mund të marrin pjesë në këtë program janë pushtetet lokale dhe rajonale, kompani/korporata, federacione, sindikata, agjenci, oda, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, shoqata.

Përse është e rëndësishme?    

Me këtë Program për MEDIA ndërtohen edhe vlera plotësuese, si mbrojtje të pronësisë intelektuale, sigurimi i qasjes për financim në sektor relativisht të ri dhe sigurim të distribuimit përkatës të punëve të këtij sektori.   

Në Republikën e Maqedonisë institucion kompetent është Ministria e kulturës, www.kultura.gov.mk, kurse në Bruksel është Agjencia ekzekutive e arsimit, veprimtarisë audio-vizuale dhe kulturë ACEA), http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/. Në këtë faqe interneti mund të gjenden informacione për mënyrën e aplikimit si edhe detaje rreth mundësive për aplikim që jep ky program.

  • 1
  • 2
SHPALLJE INTERNE numër 04/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim             Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 03/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne nr.04-2135/11 Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa administrative ( Gazeta Zyrtare e... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne nr.04-2135/1 Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa administrative ( Gazeta Zyrtare e... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne                              Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 02/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 01/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(njësia urbane 5 pjesë nga blloku 17- pjesa 2)                 Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e... Read more
SH P A LL J E për kërkesën për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike SHPKNJP,,ERJONA-L ,,                 Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4... Read more
Shpallje interne nr. 01/2016 për plotësimin e vendit të punës Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more

Kërko