PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

     

PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

thirrje për dhënien e granteve për organizatat civile/qytetare

nga fusha e kulturës në Komunat

Strugë, Strumicë dhe Qendër

 

 

1.       MBI PROJEKTIN PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

Kjo skemë e granteve është pjesë e projektit“Pjesëmarrja civile për demokraci lokale” të cilin e implementojnëFondacioni Shoqëria e HapurMaqedoni (FSHM) dheQendra për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL) në tre komunat partnere: Strugë, Strumicë dhe Qendër.Projekti zbatohet në kuadër të Programit të KEIPA 2 për mbështetjen e shoqërisë civile dhe mediumeve për vitin 2014 (grantIPA – 2015/ 370- 985).

Qëllimi i projektit është që ti ndihmohet shoqërisë civile në zhvillimin e saj të pandërprerë demokratik, më saktësisht organizatave civile që veprojnë në fushën e kulturës në tre komunat e lartëpërmendura.

Gjatë vijimit të projektit u përgatitën dhe miratuan Strategjitë lokale për kulturë në tre komunat, të shoqëruara me plane aksionare. Me këto grante do të mbështeten projekte inovative lokale nga fusha e kulturësvetëmnga Strategjitë lokale dhe planet  aksionare të miratuara për kulturë, përkatësisht prioritetet/ masat / aktivitetet e përcaktuara në to.

Fondi i përgjithshëm i skemës së granteve është85,500 EUR, ndërsa shuma maksimale e çdo granti individual është9,500 EUR.

Organizatat e zgjedhura civile aktivitetet e tyre do të duhet ti realizojnë në kohëzgjatje prejmë së shumti5 muajvepas nënshkrimit të Kontratës për grant.

2.     KUSH MUND TË MARRË PJESË NË THIRRJE

Thirrja është e hapur për të gjithëorganizatat civiletë cilat:

  • Janë të regjistruara në Komunën e Strugës, Strumicës dhe Shkupit (me aktivitete në Komunën e Qendrës) si shoqata ose forma të bashkimit në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione ose Ligjin për kulturë dhe të cilat zbatojnë aktivitete në territorin e tre komunave. Këta organizata civile do të mund të jenë bartës të projekteve vetëm në komunat e tyre;

·         Promovojnë barazi gjinore, diverzitet etnik dhe përfshirje të personave me nevoja të veçanta dhe që nxisin bashkëpunim ndëretnik në organizatat civile dhe bashkësitë;

·         Përparësi do të kenë ata organizata civile të cilat kanë të evidentuar fushën kulturë si qëllim të veprimit dhe/ose kanë marrë pjesë si bartës ose partnerë në ndonjë projekt të caktuar për kulturë.

·         Një organizatë mund të aplikojë me më shumë projekte, të marrë pjesë si partnere në më shumë projekte, por si bartës mund të përfitojë vetëm një, pa marrë parasysh pikat e fituara në projektet e tjera për të cilat ka aplikuar.

3.  TAKIME INFORMATIVE

Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedonido të organizojë edhe takime informative për kandidatët e interesuar në lidhje me këtë thirrje:

·         19.12.2016, e hënë,ora 12, takim informativnë Qendrën e Bashkësisë në Komunën e StrugësRr. „Vllado Maleskipn. tel: +389 46 83 91 12

·         20.12.2016, e martë, ora 12, takim informativnë Qendrën e Bashkësisë në Komunën e Strumicës; Rr. „Bllagoj Muçetopn,  Shtëpia e ARM-së

tel. +389 34 334 117

·         21.12.2016, e mërkurë, ora 12, takim informativSallën e Këshillit të Komunës QendërRr. Mihaill Cokovpn, tel: +389 2 32 03 680

4. PROCESI I SELEKTIMIT

Të gjitha fletëparaqitjet/aplikacionet që janë vlerësuar pozitivisht në fazën e vlerësimit fillestar do të prezantohen para Komisionit për selektim, i cili do ti vlerësojë aplikacionet mbi bazën e këtyrekritereve për zgjedhje:

 

1.       Qasja mbi projektin dhe propozim-buxheti                                            (maksimalisht70 pikë)                                                                            

o   Qëllimi, rezultatet dhe aktivitetet e propozuara janë

të përcaktuara qartë                                                                                               (30 pikë)

o   Qëllimet dhe rezultatet janë të arritshme                                                           (30 pikë)

o   Racionalitet në buxhet                                                                                           (10 pikë)

 

2.       Kapaciteti organizativ i organizatës                                                          (maksimalisht 30 pikë)

o   Kapacitetet administrative, financiare dhe menaxheriale

të organizatës civile                                                                                                 (20 pikë)

o   Përvoja dhe rezultate relevante në realizimin e projekteve në

 fushën e kulturës në komunën përkatëse                                                          (10 pikë)

 

4.     PARASHTRIMI I FLETËPARAQITJEVE/APLIKACIONEVE DHE AFATI I FUNDIT

Teksti i plotë mbi kushtet për aplikim siç janë Materialet për aplikim janë në dispozicion nëwww.cpc.mkdhewww.fosm.mk.

Aplikacionet duhet të arrijnë në FSHM, ndërsa për organizatat civile nga Komuna e Strugës dhe Komuna e Strumicës jepet mundësia të dorëzohen edhe deri teQendrat e bashkësive të Komunës së Strugës dhe Komunës së Strumicës, më së vonideri ora 16.00, e hënë, 9 Janar2017.

  • 1
  • 2
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(njësia urbane 5 pjesë nga blloku 17- pjesa 2)                 Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e... Read more
SH P A LL J E për kërkesën për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike SHPKNJP,,ERJONA-L ,,                 Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4... Read more
Shpallje interne nr. 01/2016 për plotësimin e vendit të punës Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
Shpallje për kërkesën për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për... Read more
PROGRAM PËR PUNËN E KËSHILLIT PËR PREVENTIVË, ABUZIMIN E FËMIJËVE NË KOMUNËN E STRUGËS PËR VITIN 2016 PROGRAM PËR PUNËN E KËSHILLIT PËR PREVENTIVË, ABUZIMIN E FËMIJËVE NË KOMUNËN E STRUGËS PËR VITIN... Read more
SH P A LL J E për kërkesën për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për... Read more
THIRRJE PUBLIKE THIRRJE PUBLIKE Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet  sportive,... Read more
Projekt versioni - Raport për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për PLDU PK 2826/9 KK Strugë Projekt versioni - Raport për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për PLDU për ndërtim të... Read more
INFORMACION LIDHUR ME SHFRYTËZIMIN E PROGRAMIT TË BASHKIMIT EVROPIAN ,,EVROPA KREATIVE” ,,Evropa kreative “ (Кulturë dhe Media) Program i Bashkimit Evropian për sektorët e kulturës... Read more

Kërko