Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet

                Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02) dhe nenit 74 paragrafi 3 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr.17/02, 30/03), konform nenit 6 të Vendimit për përcaktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës, për organizatat nga sfera e sportit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe sektorit joqeveritar nr. 07–1842/9 të datës 20.06.2012, U.D. Kryetari i Komunës së Strugës, publikon:

THIRRJE PUBLIKE

për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet  sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet

 

                Qëllimi i këtij konkursi është që ta përforcojë dhe përparojë bashkëpunimin e Komunës me organizatat qytetare, klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kulturës nëpërmjet vendosjes së relacioneve të partneritetit dhe nxitja e zgjidhjes së problemeve lokale nëpërmjet kyçjes më të madhe të qytetarëve dhe organizatave të qytetarëve.

                Të drejtë për pjesëmarrje në këtë konkurs kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.

1.       Thirrje për shpërndarje të mjeteve financiare për organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës .

                Organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës aplikojnë për të fituar mjete financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës me dorëzimin e programeve të tyre vjetore.

                Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat janë:

-          Të jenë të regjistruara në pajtim me ligjin,  gjegjësisht të kenë aktvendim për regjistrim.

-          Të jenë aktive në territorin e Komunës së Strugës,

-          Realizimi i programeve dhe veprimi i tyre të jetë në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë.

                Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, të cilat duhet  t’i plotësojnë organizatat nga sfera e sportit, klubeve të sportit janë:

-          Nxitja dhe zhvillimi i sportit,

-          Programi vjetor i aktiviteteve dhe koha e realizimit të tij,

-          Të organizojnë gara sportive,

-          Përkujdesje për avancimin e talenteve dhe kuadrit profesional,

-          Përkujdesje për talentet e rinj,  

-          Të mos organizojnë aktivitetete politike dhe fetare,

-          Të raportojnë me shkrim për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete),

-          Klubet sportive të kenë aktvendim nga Agjencioni për të rinj dhe sport të RM-së për kryerjen e veprimtarisë së sportit.

                Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në  thirrjen publike, të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat nga sfera e kulturës janë:

-          Të kenë program për punë me  aktivitete të rëndësishme dhe prioritare.

-          Të kyçen dhe të përmbajnë manifestime dhe aktivitete të organizuara nga Komuna e Strugës,

-          Me punën e tyre të kontribuojnë në promovimin e kulturës dhe vlerave kulturore të Komunës së Strugës,

-          Të raportojnë me shkrim për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete).

                Gjatë parashtrimit të kërkesës për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës, organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës duhet të dorëzojnë:

Programin vjetor për aktivitetet gjatë vitit 2016,

                Kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare e cila duhet të jetë e nënshkruar dhe vërtetuar me vulë nga ana e personit të autorizuar të organizatës. Kërkesa duhet t’i përmbajë të dhënat themelore të organizatës (Emrin e plotë të organizatës, selinë, numrin tatimor dhe numrin amë,  xhirollogarinë),

Kopje nga aktvendimi  i regjistrimit,

Kopje nga  statuti i organizatës,

                Kërkesa duhet të parashtrohet  në arkivin e Komunës së Strugës, në zarf të mbyllur dhe vulosur. Në zarf të qëndrojë shënimi “Për  thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare organizatave nga sfera e sportit dhe kulturës” dhe “Mos e hap!”. Kërkesat e pakompletuara ose kërkesat e shkruara me dorëshkrim nuk do të merren parasysh.

Afati i parashtrimit të kërkesave për ndarje të mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës është 10 ditë pas publikimit të thirrjes publike.

2.       Thirrje për ndarjen e mjeteve financiare të parapara për financimin e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

              Organizatat qytetare parashtrojnë aplikacione të projekteve nëpërmjet fletëparaqitjes së dhenë, si pjesë e kësaj thirrje publike.

              Sferat prioritare për financimin e projekteve të kësaj thirrjeje publike janë:

-          Arsimi

-          Të rinjtë

-          Mbrojtja sociale

-          Turizmi

-          Zhvillimi dhe bashkëpunimi i marrëdhënieve ndëretnike

-          Mbrojtja e mjedisit jetësor 

                Kriteret themelore të organizatave të cilët duhet t’i plotësojnë janë:

Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe të fondacioneve me seli në Komunën e Strugës,

Të mos u jetë shqiptuar  masë për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë,

Të kenë dorëzuar raport për shfrytëzimin e mjeteve nga buxheti i Komunës së  Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete).

             Përveç formularit të aplikimit, formularit për buxhet dhe kornizës kohore (shtojcë e thirrjes publike) të cilët duhet të jenë të nënshkruar dhe vërtetuar me vulë nga ana e personit të autorizuar të shoqatës ose fondacionit, shoqatat duhet t’i dorëzojnë edhe shtojcat  në vijim:

Fotokopje nga aktvendimi për regjistrim,

Fotokopje nga Statuti i shoqatës,

Raport vjetor financiar dhe përshkrues për  aktivitetet e realizuara gjatë  vitit paraprak (nëse ka marrë mjete nga Buxheti i Komunës së Strugës).

                Vlerësimin e aplikimeve do ta kryejë Komisioni për vlerësim (i zgjedhur nga U.D. Kryetari i Komunës) sipas kritereve të dhëna në Tabelën 1.

Kriteret

Vlera e pikëve

1. Profesionalizmi, përvoja dhe kompetencat e aplikuesit në realizimin e aktivitetit të projektit

25

 

2. Rëndësia e projektit në realizimin e qëllimeve strategjike të komunës

20

3. Harmonizim me programet dhe strategjitë e komunës

 

20

4. Buxhet real  dhe arsyetim të shpenzimeve

20

5. Përqindja e pjesëmarrjes së aplikuesit në buxhetin e projektit

10

 

6. Përfshirja e institucioneve tjera komunale, organizatave qytetare ose qytetarë

 

5

Tabela 1

                Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve nga ana e Komisionit për evaluim, dokumentacioni i përgjithshëm do t’i dorëzohet Komisionit për financa dhe buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal pranë këshillit të Komunës së Strugës, për t’i miratuar vlerësimin e përgjithshëm.

                Pjesmarrja mund të jetë e shprehur në mjete financiare, në pajisje ose në forma të tjera.

                Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet mund të parashtrojnë vetëm një fletëparaqitje  për përkrahje financiare të projektit.

 Aktivitetet e projekteve  të përzgjedhura duhet të realizohen deri më  31.12.2017.

                Afati  i parashtrimit të kërkesës për ndarje të mjeteve nga buxheti  i Komunës së Strugës zgjat 10 ditë pas publikimit të shpalljes publike.

Materialet e dorëzuara për aplikim nuk kthehen.

Shoqatat  të cilët do të përzgjidhen dhe do të përfitojnë financim nga buxheti komunal do të njoftohen, ndërkaq lista e plotë do të shpallet në Web faqen e Komunës së Strugës.

                Kriteret për realizimin e projektit dhe shfrytëzimi i mjeteve financiare:

-          Shoqata duhet ta realizojë projektin në afatin e parashikuar kohor,

-          Mjetet e miratura bartësi  duhet  t’i shfrytëzojë në pajtim me dispozitat ligjore,

-          Shoqata obligohet që mjetet e ndara financiare t’i shfrytëzojë tërësisht për qëllimin për të cilin ndahen,

-          Organizata e ka obligim që në të gjitha materialet e tyre publike, lidhur me projektin, të evidentojë përkrahjen e Komunës.

-          Komuna ruan të drejtën për kryerje kontrolli rreth mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve të ndara financiare.

-          Nëse gjatë kontrollit vërehen keqpërdorime gjatë harxhimit të mjeteve financiare, Komuna e Strugës do të kërkojë kthimin e plotë të mjeteve të ndara financiare, në përputhje me dispozitat ligjore.

-          Çdo keqpërdorim i mjeteve të ndara financiare nga shoqatat do t’i penalizojë ato në aktivitetet e tyre të ardhshme.

                Njoftimi përshkrues për realizimin e projektit

                Bartësi pas përfundimit të projektit obligohet që Komunës t’i dorëzojë raport të tërësishëm përfundimtar, 15 ditë pas përfundimit të aktiviteteve.  

                 Bashkangjitur raportit përshkrues për mbarvajtjen e plotë të projektit, të dorëzohen kopje nga të gjitha faturat.   

                 Komuna e ruan të drejtën të kërkojë dorëzim të raporteve më të shpeshta plotësuese financiare si dhe të  kryejë vizita të paparalajmëruara për të  kontrolluar dokumentacionin rreth projektit e financuar nga buxheti i Komunës.

SHTOJCË:

                FLETËPARAQITJE

                KORNIZA KOHORE

                BUXHETI

KOMUNA E STRUGËS

U.D. Kryetar i komunës,

Mustafa Zabzun

  • 1
  • 2
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (Nr.10-2442) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik (Nr.10-946) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik (10-3168) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (Nr. 10-977) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Raport për vlerësimin strategjik të ambientit jetësor për DPLU pjesë e PK 3217/1 dhe pjesë e 3217/2 në KK strugë Raport për vlerësimin strategjik të ambientit jetësor për dokumentacionin e planit lokal... Read more
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
SHPALLJE për kërkesës për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike U.D Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 04/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim             Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 03/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne nr.04-2135/11 Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa administrative ( Gazeta Zyrtare e... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne nr.04-2135/1 Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa administrative ( Gazeta Zyrtare e... Read more

Kërko