Kompetencat

Këshilli i komunës i përbërë nga përfaqësues të qytetarëve është kompetent për:

• aprovimin e statutit dhe dispozitave tjera të komunës,

• aprovimin e buxhetit të komunës dhe llogarinë vjetore të komunës,

• përcaktimin e lartësisë së burimeve të të ardhurave personale për fi nancim të komunës, në suazat e përcaktuara me ligj,

• themelimin e shërbimeve publike, në suazat e kompetencave të komunës dhe bën mbikëqyrje mbi punën e tyre,

• emërimin e anëtarëve të bordeve drejtuese të shërbimeve publike, që i themelon,

• aprovimin e planeve për punë dhe planeve fi nanciare për fi nancimin e shërbimeve publike, që i ka themeluar komuna,

• aprovimin e raportit për kryerjen e buxhetit dhe aprovimin e llogarisë vjetore të komunës,

• vendos për dhënien e lejës për kryerje të veprimtarisë me interes publik, me rëndësi lokale në pajtim me ligj,

• aprovomin e raportit për punë dhe llogarive vjetore të shërbimeve publikë, që i ka themeluar komuna,

• vendosje për mënyrën e përdorimit të pronësisë së komunës,

• vendosje për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës, në pajtim me ligj,

• zgjedhje të personit, i cili udhëheq me njësinë lokale të Ministrisë për punë të brendshme, në pajtim me ligj,

• shqyrtim dhe aprovim të raportit për siguri publike në territorin e komunës, të cilin e dorëzon deri te ministri për punë të brendshme dhe avokati popullor.