Kompetencat

Kompetencat e kryetarit mund te ndahen ne dy pjese: punet ne kompetence te komunes dhe udheheqja e administrates komunale.

Ne kryerjen e kompetencave te komunes, kryetari ikomunes

• perfaqeson dhe prezenton komunen

• kontrollon ligjshmerine e dispozitave te keshillit

• publikon dispozitat ne gazeten zyrtare te komunes

• siguron kryerjen e vendimeve te keshillit te komunes

• siguron kryerjen e puneve, te cilat me ligj i jane deleguar komunes

• deri te keshilli i komunes, dorezon iniciativa dhe propozime per sjellje te dispozitave

• propozon buxhetin dhe llogarine vjetore te buxhetit te komunes

• ben realizimin e buxhetit te komunes

• emeron drejtore te ndermarrjeve publike te themeluara

nga ana e komunes, me ndihme te konkursit

• rregullisht informon keshillin e komunes per kryerjen e obligimeve te tij ne pajtim me statutin e komunes

• zgjidh pune administrative per te drejta, obligime dhe interese te personave juridik dhe fizik. Per kryerje te kesaj kompetence, kryetari i komunes mund te autorizoje nepunes,udheheqes zyrtare te drejtoje proceduren dhe te vendose ne pune administrative, si dhe te nenshkruaje.

Gjate udheheqjes me administraten komunale:

• jep propozim-vendim deri te keshilli i komunes per organizim te administrates se komunes

• sjell rregullore per sistematizim

• udheheq me administraten e komunes 

• vendos per punesim, te drejtat, obligimet dhe pergjegjesite e te punesuarve, nese nuk eshte percaktuar ndryshe me ligj tjeter.

Biografia

Dr. Ramis MERKO

CV - Biografi e shkurtër

Ramis Merko lindi më 14.04.1957, në Strugë. Studimet universitare 4 vjeçare i mbaroi në vitin 1980. Nga viti 1980 deri në vitin 1982 ka ushtruar funksionin Udhëheqës i prodhimtarisë në Kombinatin Bujqësor në Strugë, kurse në periudhën kohore 1983 - 1999 është Referent i lartë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Në të njëjtën kohë, nga viti 1990 deri në vitin 2003 është Drejtor i biznesit familjar (farmaci bujqësore private).

Nga viti 2003 deri në vitin 2005 emërohet dhe punon si Udhëheqës i Fondit Shëndetësor në Njësinë rajonale Strugë. Më pas, nga viti 2005 deri 2009, në zgjedhjet lokale, merr për herë të parë postin e Kryetarit të Komunës së Strugës.

Në vitin 2009, poashtu në zgjedhjet lokale, e merr dhe e ushtron postin e Kryetarit të Komunës së Strugës (për një mandat të dytë për periudhën kohore 2009 - 2013), kurse në vitin 2010 i përfundoi me sukses studimet pasuniversitare të ciklit të dytë dhe në vitin 2013 i përfundoi studimet e doktoraturës, duke e marrë gradën Doktor i shkencave. 

Nga viti 2013 deri në vitin 2014, Dr.Ramis Merko është ligjërues universitar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Biografia e tij përfshin dhe funksione të tjera, sikurse Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. 

Në periudhën 2014 – 2016 ushtroi funksionin e Deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me këto aktivitete: 

  • Anëtar në Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, 
  • Zëvendës Kryetar në Komisionin për Transport, Komunikim dhe Mjedis jetësor, 
  • Anëtar në Komisionin Legjislativ, 
  • Anëtar në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport,
  • Anëtar në Komisionin për Vetëqeverisje Lokale, 
  • Zëvendës Anëtar në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, 
  • Kryetar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, 
  • Anëtar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike (Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë), 
  • Anëtar në Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës.

Në muajin Qershor të vitit 2017, Dr.Ramis Merko emërohet Ministër pa portofol për tërheqjen e investimeve të huaja, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin e ndërpreu më datë 31.10.2017 për t'u rikthyer për herë të tretë si Kryetar i Komunës së Strugës, pasi fitoi në Zgjedhjet lokale të vitit 2017. 

Dr.Ramis Merko është njohës i mirë i gjuhës maqedone, turke, serbe dhe angleze, kurse ka qenë pjesmarrës në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

  • 1
  • 2
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(Nr.10-3057) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis   (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (Nr.10-2442) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik (Nr.10-946) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik (10-3168) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (Nr. 10-977) Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
Raport për vlerësimin strategjik të ambientit jetësor për DPLU pjesë e PK 3217/1 dhe pjesë e 3217/2 në KK strugë Raport për vlerësimin strategjik të ambientit jetësor për dokumentacionin e planit lokal... Read more
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së... Read more
SHPALLJE për kërkesës për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike U.D Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 04/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim             Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e... Read more
SHPALLJE INTERNE numër 03/2017 Për plotësimin e vendit të punës me avancim Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gazetar zyrtare e Republikës së... Read more
VENDIM Për zgjedhjen e kandidatiti për avancim të nënpunësit administrativ përmes Shpalljes interne nr.04-2135/11 Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 nga Ligji ër nëpunësa administrative ( Gazeta Zyrtare e... Read more