Biografia

    Dr. Ziadin Sela, ka lindur më 01.11.1972, në fshatin Livadhi të Strugës. Rrjedh nga një familje e formuar me taban kombëtar dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, për të vazhduar shkollën e mesme në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, në drejtimin matematiko-natyror.

          Pas përfundimit të shkollës së mesme, vazhdon studimet në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës (1992-1998).

Gjatë krizës-luftës së Kosovës, më 1999, është angazhuar me ekipet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe më pas, në vitin 2000-2004, punon, ushtron profesionin e mjekut në Poliklinikën  në Veleshtë.

         Në periudhën e ardhshme dy vjeçare, 2004-2006, punon në Qendrën medicinale – Ndihmën e shpejtë (Urgjencën) në Strugë.

        Nga viti 2006 – 2008, emërohet drejtor i Inspektoratit sanitar, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë. Dr. Ziadin  Sela, së shpejti do të përfundojë edhe specializimin në mjekësinë interne.

        Në vitin 2009, zgjidhet kryetar i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, detyrë që e ushtron deri në vitin 2011, ku si bartës i listës së deputetëve të PDSH-së, zgjidhet deputet në Parlamentin e Maqedonisë, funkcion të cilin e ka ushtruar deri më 2013. Në zgjedhjet lokale 2013, zgjidhet Kryetar i Komunës së Strugës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.