Kompetencat e kryetarit mund të ndahen në dy pjesë: punët në kompetencë të komunës dhe udheheqja e administratës komunale.
Në kryerjen e kompetencave të komunës, kryetari i komunës
- përfaqeson dhe prezenton komunën
- kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të këshillit
- publikon dispozitat në gazetën zyrtare të komunës
- siguron kryerjen e vendimeve të këshillit të komunës
- siguron kryerjen e punëve, të cilat me ligj i jane deleguar komunës
- deri te këshilli i komunës, dorezon iniciativa dhe propozime për sjellje të dispozitave
- propozon buxhetin dhe llogarinë vjetore të buxhetit të komunës
- bën realizimin e buxhetit të komunës
- emëron drejtorë të ndërmarrjeve publike të themeluara nga ana e komunës, me ndihmë të konkursit
- rregullisht informon këshillin e komunës për kryerjen e obligimeve të tij në pajtim me statutin e komunës
- zgjidh punë administrative për të drejta, obligime dhe interese të personave juridik dhe fizik. Për kryerje të kësaj kompetence, kryetari i komunës mund të autorizojë nëpunës,udhëheqës zyrtarë të drejtojë procedurën dhe të vendosë në punë administrative, si dhe të nenshkruajë.
Gjatë udheheqjes me administratën komunale:
- jep propozim-vendim deri te këshilli i komunës për organizim të administratës së komunës
- sjell rregullore për sistematizim
- udhëheq me administratën e komunës
- vendos për punësim, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligj tjetër.