Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home
Të përgaditur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit PDF Shtyp

Grupi punues, në mbledhjen që mbajti në ambientet e Komunës së Strugës konkludoi se subjektet të cilët kanë obligime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit janë të përgaditur me makinerinë e nevojshme që në çdo kohë të intervenojnë për hapjen e rrugëve dhe rrugicave lokale, rajonale dhe magjistrale të cilat kalojnë nëpër Komunën e Strugës.
Në mbledhje ishin të pranishëm perfaqsues të Komunës së Strugës, të Ministrisë për punë të brendshme-nga policia e komunikacionit, Qendra për menaxhimin e krizave, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmarrjes publike “Makedonija Pat”-seksioni për Strugën si dhe përfaqësuesit e dy firmave private të cilët kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale gjatë stinës së dimrit.
Grupi punues përcaktoi rrugët me prioritet në qytetin e Strugës, të cilat duhet të pastrohen dhe mirëmbahen nga reshjet eventuale të borës si dhe prioritetet  e rrugëve lokale të cilat shpiejnë në drejtim të vendbanimeve rurale.

 

Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve