Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home
Mbledhja e regjionit planifikues jugperendimor PDF Shtyp

Më 24 dhjetor 2009, në Strugë u mbajt mbledhja e Këshillit për zhvillim të rajonit planifikues jugperendimor në të cilën morën pjesë kryetarët e 13 komunave të këtij rajoni. Në mbledhje u bisedua për ndryshimet dhe plotësimet e programit për zhvillim të rajonit planifikues. Në mbledhje u shqyrtua edhe plani financiar për punen e Qendrës për vitin 2010.


Interesim më të madh te kryetarët e komunave ngjalli informata për mjetet e ndara në kuadër të thirrjes së parë të Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal në RM.
Në kuadrin e kësaj thirrje Komuna e Strugës paraqiti projekte aplikimi për sjelljen e ujit për fshatin Llabunishtë (për të cilin janë lejuar mjete në një shumë prej 3.200.000 den), për sjelljen e ujit nga rezervuari në Shum deri në Frëngovë (janë lejuar 2.300.000 den) dhe projekti për sjelljen e ujit nga rezervuari deri në zonën e epërme të fshatit Ladorisht( u refuzua).
Si pikë e fundit u paraqit informata për thirrjet e Byrosë për periudhën e Janarit 2010.

 

 

Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve