Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home
U miratua buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2010 PDF Shtyp

Këshilli komunal në mbledhjen që e mbajti më 29 dhjetor e miratoi buxhetin e Komunës së Strugës për vitin 2010 i cili kap shumën prej 874.668.900 denarë.



Buxheti për vitn 2010 është më i lartë nga buxheti i vitit 2009 për 11.52% dhe është ekuivalent me rreth 14 milion euro.
Para se të miratohet në Këshillin e komunës, projekt buxheti u shqyrtua nga Komisioni për financa dhe ishte në debat publik.
Në pregatitjen e buxhetit të Komunës janë inkuadruar edhe programet zhvillimore të cilat planifikohen të realizohen në vitin 2010.
Në buxhetin për vitin 2010 vëmendje e veçantë i është kushtuar rregullimit të tokës ndërtimore, mbështetjes për zhvillim ekonomik lokal, nxitjes të zhvillimit të turizmit, ndriçimit publik, pastërtisë publike, mirëmbajtjes dhe mbrojtjes të rrugëve dhe rrugicave lokale, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të parqeve dhe hapsirave të gjelbëruara, ndërtimit të ndriçimit publik, ndërtimit dhe rekonstruimit të rrugëve dhe rrugicave lokale, ndërtimit të sinjalizimit të komunikacionit, ndërtimit të sistemeve për furnizim me ujë, ndërtimit të sistemeve për grumbullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, ndërtmit të deponive për mbeturinat, manifestimeve kulturore dhe krijimtarisë, sportit dhe rekreacionit, mbrojtjes të mjedisit jeësor dhe natyrës, mbrojtjes nga zjarret, etj.

 

 

Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve