Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home
Presidenti Ivanov viziton Strugën PDF Shtyp

Kryetari i R. të Maqedonisë, Gjorge Ivanov më 19 janar 2010 vizitoi qytetin e Strugës dhe me këtë rast u takua me Kryetarin e Komunës, Ramiz Merko me të cilin bisedoi për zhvillimet në komunë.
Gjatë bisedës Kryetari Merko e njoftoi presidentin Ivanov për raportet ndëretnike në komunë, për punën e administratës komunale, përbërjen dhe punën e Këshillit Komunal, bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe atij qendror dhe për çështje tjera.


Struga është komunë multietnike tha kryetari Merko, kurse bashkëjetesa midis bashkësive etnike që jetojnë në të është e shkëlqyeshme.
Kryetari Merko tha se edhe në administratën komunale e cila punëson rreth 100 punonjës, respektohet përfaqsimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike që jetojnë në komunë.
Gjatë gjithë mandatit tim si Kryetar komune tha zoti Merko komuna ka ecur përpara dhe kurrë nuk kemi patur xhiro llogari të bllokuar ndonëse trashëguam borxhe prej 3 milion euro të cilat  i kemi paguar.
Ai theksoi se bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror është i mirë, por ka mundësi që të jetë akoma më i mirë, në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
Kryetari Merko u angazhua për thellimin e procesit të decentralizimit, por vërejti se ndonëse kemi ingerenca edhe në kulturë dhe në sport, ne nuk administrojmë asnjë objekt kulturor apo sportiv dhe në këtë kontektst përmendi Shtëpinë e kulturës të cilës komuna duhet ti paguaj sa herë realizon ndonjë aktivitet të sajë.
Kryetari Ivanov theksoi nga ana e tij se Komuna e Strugës disponon me të gjitha potencialet që të jetë një komunë e suksesshme.
Ai mbështeti idenë që problemet lidhur me higjienën e qytetit të zgjidhen me ndërtimin e një deponie rajonale ku mbeturinat do të recilkoheshin.
Njëkohësisht në kontekstin e bshkëpunimit ndërkufitar Kryetri Ivanov mbështeti idenë për vendosjen e një linje ujore në relacionin Ohër-Pogradec-Strugë.

 

 

Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve