|
Qyteti i Strugës shtrihet në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë dhe duke jetuar me shekuj ka formuar fizonomin e saj në aspektin historik, kulturor, në art, arkitekture, dhe në atë estetike. Ç'do qytet ka historinë, dhe të kaluarën e vet dhe ajo e bën që qytetaret të mburren, krenohen me të. Ajo e bashkon popullin e çdo qyteti dhe bën ti respektojnë traditat dhe njëkohësisht t'ua përcjellin gjeneratave më të reja, ose më konkretisht ato përcillen prej brezit në brez. Flasim për qytetin e Liqenit të Ohrit, për historinë e këtij qyteti ku ç’do gur ose kalderma dhe ç’do guace e liqenit të kthjelltë paraqet pjesë përbërëse e piramidës së këtij qyteti. Struga qytet i artizaneve. Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon nëpër periudha zhvillim të traditave, ekonomisë dhe kulturës por mos ta harrojmë faktin se ka qenë edhe në sy të shume pushtuesve. Historia e Strugës fillon nga neoliti . Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vendbanim . Si mbas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida ( Ohri i sotëm ) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishtë 2 kilometra larg Strugës ). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan , Struga ka qenë territor ku intenzivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenishtë e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorishtë , Oktis dhe Dollogozhdë. Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorishtë . Për bazilikën në Ladorishtë dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorishtë. |