|
Qëllimi i vendit të punës: Sigurim kryerje të punëve nga fushat për të cilat është formuar Sektori, kurse të cilat janë të lidhura me funksionet e Komunës së Strugës në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, ligje tjera, dispozita dhe akte të përgjithshme, si dhe udhëheqje efikase me Sektorin. Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me sektorin; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e sektorit; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve; - i sistemon punët dhe detyrat e udhëheqësve të njësive, u jep udhëzime për punë dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punë dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara dhe e ndjek rrjedhën e realizimit të punëve; - i jep detyra udhëheqësit ndihmës të sektorit, nëse është emëruar - propozon koncepte të vendimeve dhe akteve tjera për rregullimin e marrëdhënieve , gjendjeve dhe çështjeve dhe inicion zgjidhje të disa problemeve; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë cilësore dhe ligjore të punëve dhe detyrave në sektor; - siguron propozim program për punën e sektorit dhe me udhëheqësit tjerë të sektorëve merr pjesë në koordinimin e programit për punën e sektorit; - jep raport për realizimin e programit për punën e sektorit; - me ndihmës udhëheqësit të sektorit dhe udhëheqësit e njësive përgatit dhe kujdeset për realizimin e planit për punën e sektorit dhe njësive; - siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit të çështjeve të njëjta apo të ngjashme; - është përgjegjës për përgatitje ligjore, në kohë, efikase dhe cilësore dhe realizimin e buxhetit të Komunës, dhe akteve nga aspekti juridik; - kujdeset për përgatitjen e vendimeve si nevojë e furnizimeve publike; - është përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të procedurave për furnizime publike dhe për dorëzimin e të dhënave deri tek Enti për furnizime publike; - e realizon komunikimin dhe kujdeset për organizimin e ndihmës profesionale dhe teknike për Komisionin për furnizime publike; - është përgjegjës për organizimin efikas dhe efektiv dhe realizimin e përcaktimit dhe pagesës së tatimeve, taksave dhe kompensimeve tjera të cilat janë të ardhura të Komunës; - i ndjek aktet ligjore dhe nënligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e punës buxhetore, financimit të njësive të vetëqeverisjes lokale , rregullimin e burimeve të të ardhurave të Komunës, mbajtjen e evidencës në kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetor dhe çështje tjera nga fusha e punës financiare dhe materiale në punën juridike dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - organizon dhe realizon bashkëpunim me organe tjera gjatë kryerjes së punëve në sektor; - merr pjesë në punën e trupave punuese të Këshillit të Komunës kur për këtë është i autorizuar; - kujdeset për përsosjen profesionale dhe disiplinën e të punësuarve në punë në sektor; - realizon kontakte të rregullta dhe koordinim të punës me udhëheqësit tjerë të sektorëve, duke këmbyer informata; - kryen analizë dhe vlerësim të pyetjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e sektorit; - është përgjegjës për përgatitje ligjore dhe në kohë të dispozitave dhe akteve të komunës dhe dhënien e mendimit për harmonizimin e akteve dhe dispozitave të Kryetarit dhe Këshillit të Komunës me ligjet dhe dispozitat tjera; - është përgjegjës për përfaqësim efikas dhe efektiv të Komunës në punët juridike dhe kontestet para gjykatave kompetente dhe organeve tjera të RM; - është përgjegjës për përgatitjen e planit afat mesëm dhe afatgjat për administrim me pronën e patundshme të komunës dhe për organizim efikas dhe cilësor të evidendimit të pronës së patundshme dhe të drejtat pronësore dhe intereset e komunës; - është përgjegjës për realizim efikas të procedurave për eksproprijim të pronës së patundshme për shkak të realizimit të punëve me interes publik; - Inicion ideja të reja për punë nga fusha që përfshin sektori; - Bën ndjekjen dhe vlerësimin e punës së ndihmës udhëheqësve të sektorit dhe të udhëheqësve të njësive të sektorit; - Më së paku një herë në javë dorëzon informacione dhe të dhëna deri te Njësia kompetente për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët; - Përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - Kryen dhe punë tjera të cilat do ti besohen; |