Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Njësia për çështje juridike
PDF Shtyp

Detyrat kryesore të punës:

-          udhëheq me njësinë;

-          e organizon, orienton dhe koordinon punën e njësisë;

-          i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi;

-          përcjell instruksione  dhe i zbaton drejtimet e dhëna dhe jep udhëzime për kryerjen e punëve dhe detyrave;

-          kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve  dhe detyrave të njësisë;

-          përgatit dhe propozon plan për punën e njësisë dhe kujdeset për realizimin e planit për punë;

-          përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë ligjore dhe cilësore të punëve dhe detyrave që kryen në njësi;

-          merr pjesë në vendosjen për zbatimin e vendimeve konkrete për punët që kryen  në njësi sipas instruksioneve paraprake të nivelit më lartë dhe jep udhëzime për implementimin e tyre;

-          i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme  nga fusha e vetëqeverisjes lokale dhe i shqyrton mundësitë për ngritjen e iniciativave dhe propozimeve për implementimin e tyre në Komunë;

-          kujdeset  dhe organizon përgatitjen në kohë dhe në mënyrë ligjore të  dispozitave dhe akteve nga kompetenca e Këshillit  dhe Kryetarit  të Komunës që nuk janë në kompetencë të sektorëve tjerë;

-          organizon pjesëmarrjen në përgatitjen e vendimeve dhe akteve të përgjithshme nga kompetenca e sektorëve tjerë dhe dhënien e detyrueshme të mendimit  për hramonizimin e akteve dhe dispozitave të cilat ato i përgatisin me ligjet dhe dispozitat tjera;

-          i analizon konceptet, respektivisht qasjen dhe përmbajtjen e dispozitave   dhe akteve me të cilat rregullohen marrëdhënie të caktuara  dhe ia propozon  udhëheqësit të sektorit;

-          kujdeset për qëndrueshmërinë e rregullativës së qytetit me sistemin juridik;

-          e ndjek hramonizimin e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme të Komunës me ligjet dhe dispozitat tjera dhe propozon  aktivitete përkatëse për harmonizimin e tyre;

-          e organizon dhe merr pjesë në dhënien e mendimit të organeve të Komunës dhe sektorëve  në kuadër të administratës komunale në lidhje me aplikimin e ligjeve dhe dispozitave tjera;

-          organizon, koordinon dhe merr pjesë ose drejtpërdrejtë përgatit vendime dhe dipsozita tjera, mendime sipas vendimeve dhe dispozitave tjera, programe, informacione dhe akte tjera;

-          bën vlerësimin e punës së të punësuarve në njësi;

-          bën vlerësim të nevojës për trajnim  dhe propozon drejtime për avancim të të punësuarve;

-          realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të njësive në sektorin dhe këmben informacione dhe përvoja;

-          përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe

-          kryen dhe punë tjera të cilat do ti besohen nga ana e udhëheqësit të sektorit ose ndihmësit të tij;

 




Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve

September 2010
M T W T F S S
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Lidhje