|
Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me njësinë; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e njësisë; - i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi; - përcjell instruksione dhe i zbaton drejtimet e dhëna dhe jep udhëzime për kryerjen e punëve dhe detyrave; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të njësisë; - përgatit dhe propozon plan për punë të njësisë dhe kujdeset për realizimin e planit për punë; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë ligjore dhe cilësore të punëve dhe detyrave të cilat kryhen në njësi dhe për realizimin e politikës së përcaktuar në fushën e përcaktimit dhe pagesës së tatimeve, taksave dhe kompensimeve tjera; - merr pjesë në vendosjen për zbatimin e vendimeve konkrete për punët të cilat kryhen në njësinë sipas instruksioneve paraprake të nivelit më të lartë dhe jep rekomandime për implementimin e tyre; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e pëcaktimit të burimeve të të hyrave të Komunës dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - kujdeset për organizimin dhe kryerjen efikase të punëve të përcaktimit pagesës së tatimeve të cilët janë të ardhura burimore të Komunës, taksat dhe kompensimet të cilat janë të ardhura të Komunës, përkatësisht janë të ardhura të Komunës; - kujdeset për organizimin dhe kryerjen efikase të punëve të përcaktimit të pagesës së taksave dhe kompensimeve të cilat janë të ardhura të komunës; - kujdeset për mbajtje në rregull dhe efikase të regjistrave të pronës së patundshme dhe të tundshme, për harmonizim të rregullt të gjendjes së regjistrit të pronës së patundshme me regjistrin të cilin e mban Enti shtetëror për punë gjeodezike dhe për dorëzim në kohë tët ë dhënave nga regjistrat deri te Regjistri Qendror i RM dhe Administrata për të ardhura publike; - kujdeset për mbajtje të rregullt dhe efikase të regjistrave tjerë të nevojshëm për përcaktim dhe pagesë të komunalve dhe taksave tjera; - kujdeset dhe e organizon pagesën e detyrueshme të tatimeve, taksave dhe kompensimeve tjera; - siguron detyrimin në kohë të obliguesve tatimor në pajtim me dispozitat ligjore; - përgatit raporte, analiza dhe informacione për realizimin e tatimeve lokale, taksave dhe kompensimeve, me qëllim të propozimit të masave përkatëse dhe aktiviteteve; - propozon akte për ndryshim ( rritje ose zvogëlim) të shkallëve të tatimeve lokale në korniza ligjore; - organizon, koordinon dhe merr pjesë ose drejtpërdrejt përgatit vendime ose dispozita tjera, programe, informacione dhe akte tjera; - bën vlerësimin e punës së të punësuarve në njësi; - bën vlerësimin e nevojës për trajnime dhe propozin drejtime për avancimin e të punësuarve; - realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të njësive në sekorin dhe këmben informacione dhe përvoja; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen punë dhe detyra tjera që do ti besohen nga ana e udhëheqësit të sektorit; |