Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Njësia për veprimtari shoqërore
PDF Shtyp

Detyrat kryesore të punës:

-          udhëheq me njësinë;

-          e organizon, orienton dhe koordinon punën e njësisë;

-          kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve  dhe detyrave të njësisë;

-          i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi, u jep udhëzime për punë dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punë dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara  dhe e ndjek rrjedhën e kryerjes së punëve;

-          propozon koncepte të vendimeve dhe dispozita tjera për rregullimin e marrëdhënieve, gjendje dhe çështje dhe inicon zgjidhjen e problemeve të caktuara;

-          përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë ligjore dhe cilësore të punëve dhe detyrave që kryen në njësi;

-          siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit tët ë njëjtëve  ose çështjeve të ngjajshme;

-          i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme  nga fusha e vetëqeverisjes lokale, arsimit të mesëm, kulturës, sportit, mbrojtejs sociale, fëminore dhe shëndetësore dhe kujdeset për aplikimin e tyre në Komunë;

-          është përgjegjës për kryerjen e punëve të lidhura me themelimin, pushimin, financimin dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunës në organet e administrimit në shkollat fillore dhe të mesme publike në territorin e Komunës;

-          Kujdeset për sigurimin e kushteve për zhvillimin e sportit cilësor në komunë, për organizmin, ngritjen dhe mbajtjen e manifestimeve sportive dhe aktivitete nga rëndësia e Komunës dhe për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve sportive nga rëndësia e komunës;

-          është përgjegjës për përkrahjen institucionale dhe financiale të institucioneve kulturore dhe projekteve nga rëndësia e Komunës;

-          Kujdeset për ruajtjen e folklorit, zakoneve, zanateve të vjetra dhe vlerave tjera kulturore, dhe organizimin e manifestimeve kulturore, ngritjen e formave të llojllojshme specifike të krijimtarisë, shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve nga rëndësia e komunës me shënime përkujtimore;

-          Kujdeset për realizimin e përkujdesjes sociale për kategoritë të përcaktuara me ligj, për administrim, themelim, financim dhe mirëmbajtje të institucioneve publike shtëpive për persona të moshuar dhe pushimoreve për fëmijë;

-          Kujdeset për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe mbrojtej gjatë punës, për edukim shëndetësor, përmirësimin e shëndetit, për ndërmarrjen e aktiviteteve preventive, këqyrje shëndetësore mbi mjedisin jetësor dhe mbi sëmundjet ngjitëse ;

-          Inicion, propozon dhe në bazë nevoje udhëheq dhe merr pjesë në projekte nga fusha e arsimit të mesëm, kulturës, sportit, mbrojtejs sociale, fpminore dhe shëndetësore;

-          Organizon dhe realizon bashkëpunim me organe tjera gjatë kryerjes së punëve në sektor;

-          Kujdeset për avancimin profesional dhe disiplinën e punës të të punësuarve në sektor;

-          Realizon kontakte të rregullta dhe koordinim të punës me udhëheqësit tjerë të sektoreve, duke këmbyer me to informacione;

-          Bën analiza, vlerësimin e çështjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e sektorit;

-          Inicon ideja të reja për punë nga fusha që mbulon sektori;

-          Bën përcjelljen dhe vlerësimin e të punësuarve në njësi;

-          Më së paku njëherë në javë dorëzon infromacione dhe të dhëna deri te nëpunësi shtetëror kompetent për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët;

-          përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe

-          kryen dhe punë tjera të cilat do ti besohen nga ana e udhëheqësit të sektorit ose ndihmësit të tij;

 




Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve

September 2010
M T W T F S S
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Lidhje