|
Qëllimi i vendit të punës: Sigurimin, kryerjen e punëve nga fushat për të cilat është formuar Sektori, kurse të cilat janë të lidhura me funksionet e Komunës në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, ligje tjera, dispozita dhe akte të përgjithshme, si dhe udhëheqje efikase me Sektorin. Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me sektorin; - e organizon, orjenton dhe koordinon punën e sektorit; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punëve; - i sistemon punët dhe detyrat e udhëheqësve të njësive, u jep udhëzime për punë dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punë dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara dhe e ndjek rrjedhën e realizimit të punëve; - propozon koncepte të vendimeve dhe akteve tjera për rregullimin e marrëdhënieve , gjendjeve dhe çështjeve dhe inicion zgjidhje të disa problemeve; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë cilësore dhe ligjore të punëve dhe detyrave në sektor; - siguron propozim program për punën e sektorit dhe me udhëheqësit tjerë të sektorëve merr pjesë në koordinimin e përgatitjes së programit për punën e Komunës; - jep raport për realizimin e programit për punën e sektorit; - me udhëheqësit ndihmës të sektorit dhe udhëheqësit e njësive përgatit dhe kujdeset për realizimin e planit për punën e sektorit dhe njësive; - siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit të çështjeve të njëjta apo të ngjashme; - i ndjek aktet ligjore dhe nënligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale , planifikimit urbanistik dhe hapësinor, ndërtimit, tokës ndërtimore etj. Dhe kujdeset për zbatimin e tyre në Komunë; - i ndjek dhe i analizon situatat në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistiknë territorin e Komunës dhe në rfushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe propozon iniciativa për përmirësimin e rregullimit dhe humanizimit të hapësirës dhe mbrojtje dhe përparim të mjedisit jetësor dhe natyrës; - është përgjegjës për përgatitjen , zbatimin e procedurës ligjore dhe miratimit të planit hapësinor të Komunës dhe Planit gjeneral urbanistik të Komunës; - është përgjegjës për përgatitjen e raportit vjetor për situatat dhe ndryshimet në hapësirë i cili dorëzohet deri te ministria kompetente; - është përgjegjës për përgatitjen e propozimit për përcaktimin e standarteve për vënien e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pajisjeve urbane në territorin e Komunës; - është përgejgjës për përgatitjen e programit vjetor për rregullimin e tokës ndërtimore dhe për realizimin e sajë; - Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar projektues dhe dokumentacionit tjerër të nevojshëm për llogaritjen e takësës komunale, është përgjegjës për llogaritje në kohë dhe cilësore dhe lidhje të kontratave për realizimin e tyre; - është përgjegjës për realizimin e programeve për ndërtim të objekteve infrastrukturore dhe kapitale, të përgatitura së bashku me sektorët tjerë në administratën e qytetit; - Në bazë të obligimeve të ndërmarra për objekte infrastrukturore nga pagesa e taksave komunale dhe politikës zhvillimore të Komunës për ndërtimin e objekteve kapitale, kujdeset për parapërgatitjen me grupim sipas objekteve, rrugëve dhe ngjashëm dhe për realizimin primar të tyre, gjë që në raste të caktuara nënkupton investim plotësues në rrjetin e komunikacionit dhe infrastrukturor; - Kujdeset për parapërgatitje të të dhënave hyrëse, d.m.th. programe të nevojshme projektuese për hartimin e tërësishëm të dokumentacionit projektues, si parakusht për realizim të drejtë të obligimeve të ndërtimit infrastrukturor dhe kapital; - Kujdeset për mbajtje të tërësishme të evidencës dhe shkallës së realizimit të të gjitha kontratave të lidhura, si fizike ashtu edhe financiare dhe korelacionin e tyre me PDU dhe PGJU ekzistuese, furnizime publike, lejë për ndërtim, zgjedhjen e realizuesit më të përshtatshëm; - Kujdeset për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale gjatë realizimit të kontratave të lidhura, nga fillimi deri në përfundimin cilësor të tyre në afate të përcaktuara për ndërtim, në pajtim me programet të parapara; - është përgejgjës për zbatimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor; - është përgjegjës për realizimin auto taksi transportit, linjor dhe të veçantë në territorin e komunës; - Kryen analiza të objekteve të parapara dhe të realizuara gjatë përpunimit të Buxhetit të Komunës dhe rebalanceve të tij; - Bashkëpunon me të gjitha sektorët tjerë për shkak të planifikimit dhe realizimit të suksesshëm të të gjitha projekteve të përbashkëta; - Organizon dhe realizon bashkëpunim me organe tjera gjatë kryerjes së punëve në sektor; - merr pjesë në punën e trupave punuese të Këshillit të Komunës kur për këtë është i autorizuar; - kujdeset për përsosjen profesionale dhe disiplinën e të punësuarve në punë në sektor; - realizon kontakte të rregullta dhe koordinim të punës me udhëheqësit tjerë të sektorëve, duke shkëmbyer informata me to; - kryen analizë dhe vlerësim të pyetjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e sektorit; - Inicion ideja të reja për punë nga fusha që përfshin sektori; - Bën ndjekjen dhe vlerësimin e punës së udhëheqësve ndihmës të sektorit dhe të udhëheqësve të njësive të sektorit; - Më së paku një herë në javë dorëzon informacione dhe të dhëna deri te Njësia për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët; - Përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - Kryen dhe punë tjera që do ti besohen; |