|
Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me njësinë; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e njësisë; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve; - i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi, u jep udhëzime për punë dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punë dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara dhe e ndjek rrjedhën e kryerjes së punëve; - propozon koncepte të vendimeve dhe akte tjera për rregullimin e marrëdhënieve, gjendjeve dhe çështjeve dhe inicion zgjidhjen e disa problemeve nga fusha e punëve komunale; - përgjigjet për kryerje në kohë, të ligjërishme dhe në mënyrë cilësore të punëve dhe detyrave në njësi; - jep raport për realizimin e programit për punën e njësisë; - siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit të çështjeve të njëjta apo të ngjashme; - kujdeset për kryerjen e punëve komunale nga fusha e furnizimit me ujë dhe përcjelljen e ujërave të ndotura urbane, higjienën komunale dhe mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve dhe gjelbërimit, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor, furnizimin me gaz natyror dhe energji ngrohëse, kategorizimin dhe emërimin e vendbanimeve, rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore dhe për punë tjer komunale në kompetencë të komunës; - i ndjek dhe i analizon punët nga fusha e transportit komunal të udhëtarëve, auto taksi transportin e udhëtarëve dhe transportin e veçantë nga kompetenca e komunës; - i ndjek dhe i analizon situatat nga fusha e punëve komunale dhe propozon masa për avancimin e tyre; - e ndjek punën e ndërmarrjeve publike dhe propozon masa për zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e punës së tyre; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale, punët komunale, ndërtimin, tokën ndërtimore, transportin lokal të udhëtarëve dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - i ndjek përvojat ndërkombëtare në fushën e dhënies së shërbimeve komunale dhe propozon masa dhe iniciativa për aplikimin e tyre, respektivisht adaptimin e kushteve të komunës; - është përgjegjës për përgatitjen e planit për administrim me hedhurinat në Komunë, programet vjetore për administrim me hedhurinat dhe raportet vjetore për realizimin e programit për administrim me hedhurinat; - në bazë nevoje, udhëheq dhe merr pjesë në ekipet projektuese për realizimin e projekteve nga fusha e punëve komunale; - merr pjesë në punën e trupave punuese të Këshillit të Komunës kur për këtë është i autorizuar; - kujdeset për përsosjen profesionale dhe disiplinën e punës të të punësuarve në njësi; - realizon kontakte të rregullta dhe koordinimin e punës me udhëheqësit tjerë të sektorëve, duke këmbyer informacione me to; - kryen analizë, vlerësimin e pyetjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e njësisë; - inicion ideja të reja për punë nga fusha që mbulon njësia; - më së paku një herë në javë dorëzon informacione dhe të dhëna deri te nëpunësi shtetëror i obliguar për marrëdhënie me opinionin dhe informacionet për qytetarët; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen punë tjera që do ti besohen nga udhëheqësi dhe ndihmës udhëheqësi i sektorit. |