Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home Administrata Sekretari i Komunës
Sekretar i Komunës
PDF Shtyp

Qëllimi i vendit të punës: Realizimi i punës ligjore, efikase dhe efektive dhe udhëheqje me administratën komunale në drejtim të kryerjes së kompetencave  të Komunës të cilat janë nga interesi lokal për Komunën, sigurimin e kryerjes së kompetencave tjera të përcaktuara me ligj, si dhe përkrahje dhe realizimin e punës dhe politikës së  Kryetarit për zhvillim të komunës.

   Detyrat kryesore të punës:

-          e organizon, koordinon, bashkon dhe orienton kryerjen e punëve dhe detyrave në administratën komunale dhe kujdeset për kryerjen e tyre në mënyrë cilësore, efikase dhe në kohë;

-          e ndjek problematikën në fushat nga kompetenca e Komunës, kryen analizë të gjendjes dhe jep iniciativë dhe propozim për zgjidhjen e tyre;

-          kujdeset për rregullshmërinë dhe azhurnimin në punë sipas lëndëve dhe përgatit koncepte për avancim të organizatës, për funksionimin dhe për metodën e punës në administratën komunale;

-          mban kontakte në nivel përkatës me organizata vendase dhe ndërkombëtare dhe drejtpërdrejtë bashkëpunon  me sekretarët e organeve nga neni 3, paragrafi 2 të  Ligjit për nëpunësit shtetëror;

-          mban kolegjium  me udhëheqësit e sektorëve / njësive në administratën komunale; sipas nevojës

-          e këshillon dhe i ndihmon Kryetarit në lidhje me aktivitetet komplekse dhe procedurat që paraqesin risi dhe që nuk bien në rendin e procedurave standarde;

-          jep udhëzime për punë në administratën komunale;

-          i ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve, konkluzioneve, drejtimeve dhe udhëzimeve  të Kryetarit;

-          e ndjek punën e shërbimeve publike dhe propozon masa për kryerje efikase dhe efektive të punës së tyre;

-          e bashkon punon dhe e avancon koordinimin horizontal të të gjitha sektorëve/ njësive në administratën komunale; dhe

-          përgjigjet për punën e vetë në kuadër të autorizimeve të veta dhe kryen dhe punë tjera të cilat do ti besohen nga Kryetari.

 




Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve

September 2010
M T W T F S S
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Lidhje